Ina Zhupa dhe Matilda Qurku takojnë bizneset e vogëla në Sarandë: Janë në gjëndje kritike  

Deputetja e PD Ina Zhupa dhe sekretarja e degës Matilda Qurku kanë dal në Sarandë për tu njohur me problematikat e disa bizneseve të zonë.

Në postimin e saj Zhupa shkruan se situata është shumë e vështirë e bizneseve të vogla dhe familjare kryesisht reflekton varfërinë dhe pamundësinë e çdo qytetari.

“Situata shumë e vështirë e bizneseve të vogla dhe familjare kryesisht reflekton varfërinë dhe pamundësinë e çdo qytetari.

Bisedova me ta dhe më treguan se si po detyrohen të shkurtojnë personel, disa po mendojnë ta mbyllin e te japin ambjentin me qera nëse do interesohet kush! Ndërsa disa po e mbajne ende koston e rritjes vetë duke mos rritur cmimet por smund ta bëjnë për gjatë, pasi po përdorin ato pak para që fituan gjatë sezonit turistik në Sarandë.

Situata sot për shumë arsye që ata i dinë më mirë sesa politikanët na detyron të jemi në opozitë por kjo nuk do na ndaloj që të bëjmë avokatin e qytetarëve dhe propozimet e duhura për ta.

Si deputete e tyre ju shpjegova propozimin PD për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% per produktet e shportës si: vaj, sheqeri, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë.  Ky propozim çon ne uljen e cmimeve për keto produkte bazë dhe ndikon drejtëpërdrejtë ne xhepat e tyre!

Qytetarët duan që ne të flasim dhe të punojmë për ta çdo ditë dhe mos të harxhojmë asnjë sekondë kohë me çështje që nuk janë në të mirën e tyre”, nënvizon Ina Zhupa. /Sarandanews.com/