Përçahen organizatorët e protestës, Altin Goxhaj akuzon Adriatik Lapajn: Si na dole dhe ti Sorosist o Tiku  

Dy organizatorët e protestës kundër rritjes së çmimeve Adriatik Lapaj dhe Altin Goxhaj, janë përplasur me njëri tjetrin një ditë para protestës së radhës.

Shkak është bërë “Soros”. Në drejtim të Adriatik Lapajn në media dhe qytetarë të ndryshëm që kanë qenë në protëstë e kanë akuzuar atë se po përdoret dhe bën lojën e Sorosit, duke i publikuar dhe dokumenta se financohet nga fondacioni “Shoqëria e Hapur”.

Kjo ka sjellë dhe përplasjen e tij me organizatorin tjetër që është dhe me qesharak se Adriatik Lapaj, i cili është Altin Goxhaj.

Ky i fundit që ka qenë përkrah Adriatik Lapajt në protestat e mëparshme që në fakt kanë qenë të dështuara, ka mbetur i zhgënjyer nga Lapaj.

“JA PSE S’DO JEM NESËR NË PROTESTË!

Unë nuk kam përbaltur askënd, veç nuk dua të më bëj kush “rastësisht” budalla 🙂

Ja pse nuk do të jem nesër në “Protestën” e organizuar nga Rama, Luli dhe Soros në 17:00 me “Krizën e shpikur” që të promovojnë diversantët e tyre të borderosë aktuale të Soros. Sps mua s’më ka bërë asnjëherë Sorosi, Rama dhe Lyli budalla në kaq vjet e le më të tallen dhe të më përdorin tani me stafet dhe aktivistët e tyre ?

JO PËR GJË, POR NE, ÇDO TË SHTUNË BËRTASIM “POSHTË GEORGE SOROS” (si përfaqësuesi i Elitave Globaliste që mbulon Shqipërinë) i cili i vuri Ramës kusht në New York para OKB premtimin që do të shpojë deri në Qershor 2022, 600 mijë fëmijë nga 0 deri në 18 vjeç!”, shkruan anti sorosisti me i madh i në botë Altin Goxhaj, që ka publikuar dokumentat që Lapaj paguhet nga Soros dhe mesazhet e organizimit nga militantët e PD për të mbushur sheshin. /Sarandanews.com/