Aksioni “Bregdeti ynë”, nis prishja e objekteve pa leje në Ksamil
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot prishjen e objekteve pa leje në Ksamil.
“Aksioni “Bregdeti ynë. Sot në Ksamil”, bën të ditur IKMT.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon aksionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.
Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.
Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare, ku sot u përqendrua në Ksamil.