Artizanët në Butrint, punimet e veçanta me lëvoret e vezëve

Agur Kapo është nga të rrallët artizanë, që mjeshtërisht i shndërron në lëvoret e vezëve, gurët dhe guackat në art. Talenti, puna dhe durimi e kanë shndërruar në artist.

“Ne punojmë me punime të vogla, për shembull unë punoj me gurë me lëvore vezë, me mozaikë të ndryshëm, me gurë, me guaska, janë të larmishme…këtu të gjithë punojnë punë dore dikush me rruaza dikush me gurë me pika ose çorape…”

Çdo ditë e gjen në parkun kombëtar të Butrintit në Sarandë, për t’i treguar turistëve punët e tij.

“Ka patur raste kur turistët kanë dyshuar që nuk janë punime dorë por gjatë punës këtu e kanë parë autentike shqiptare të vendit. Turista ka patur shumë, me guida edhe te interesuar për punë tonë ka pasur por për gjëra të vogla. Ka patur turistë që kanë kërkuar të bëhen dërgesa postare edhe turista që duan të paguajnë me karte  por ne nuk i pergjigjemi dot ketyre kerkesave, jemi shume te vegjel”.

Punimi artizanal në qëndisje dhe grep është tradita e shqiptarëve që i ka rezistuar çdo kohe. Këtë traditë të hershme të shqiptarëve e ruan edhe kjo artizane.

“Të gjitha janë të bëra me dorë i bëj vetë të qëndisura… sezoni ka qenë i mirë ka patur shumë turista… të gjithë janë të interesuar vijnë i shohin i pëlqejnë. Një nga këto do 5 ose 6 ore punë për qendisje edhe për t’i vënë në korniza”.

Ky sezon për të dy artizanët ishte i mirë.

“Të kënaqur jemi me sezonin… sivjet ka pasur me shumë turista, gjatë dimrit me këto merremi i përgatisim për sezonin edhe këto kanë punë”.  

Me paratë e fituara, përballojnë pjesën e mbetur të vitit

Si jetoni për pjesën e ardhshme të vitit kur nuk tregtoni?

“Me këto të ardhura që punojmë në këto 5 ose 6 muaj sezon këto janë të ardhurat tona gjate gjithe vitit edhe duam nuk duam ne me keto mbijetojme, jetojme per gjithe vitin.. nuk eshte se nxjerrim ndonje prodhim te madh sepse eshte pune dore edhe ka veshtiresi per tu realizuar”.

Me çfarë merreni tani që mbaron sezoni këtu në Butrint?

“Mbledhim mareriale per sezonin e ardhshem, te pergatitim pune te ndryshme te tilla, kete pune kemi ne ne vazhdim…”.