FOTOT/ Përmeti dhe Gjirokastra në izolim total
E gjithë Shqipëria është në izolim total, nga dita e djeshme, e shtune në orën 13:00, sot gjatë gjithë ditës deri në 05:00 të mëngjesit.
Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmaci e çdo biznes tjetër.
Në Përmet dhe Gjirokastër ky vendim është respektuar maksimalisht nga qytetarët të cilët kanë qëndruar në shtëpi, duke dhënë një shembull pozitiv.
Sheshet dhe rrugët kryesore në këto dy qytete janë të boshatisura.
Ndërkohë, nga ora 05:00 e mëngjesit të së hënës do të vihet sërish në fuqi orari i lejimit të qarkullimit të këmbësorëve deri në orën 13:00, që siç tha kryeministri Edi Rama do të vazhdojë gjatë gjithë javës që vjen.