Ahmetaj kundër uljes së TVSH për produktet e shportës: Nuk funksionon, dëmton konsumatorin
Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar dhe për propozimin e opozitës për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet e shportës nga 20-6%.
Sipas Ahmetaj, ulja e TVSH-së nuk funksionon dhe e dëmton konsumatorin.
“Sigurisht, mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste, nuk e shpëton. Po marr propozimin e TVSH-së, në respekt të propozimit. E ka treguar jeta që nga viti 1970 kushdo që e ka lexuar e ka studiuar, është ekonomist apo edhe çfarë të dojë të jetë. Nuk funksionon.
Ulja e TVSH-së nuk shkon te konsumatori, përkundrazi e dëmton konsumatorin duke i hequr buxhetit instrumente për t’i shërbyer të varfërve nëpërmjet ndihmës ekonomike, apo shërbimeve të tjera”, tha Ahmetaj.