‘Foltorja’ e Gjirokastrës, Spiro Ksera i dënuar për korrupsion mbështet Sali Berishën
Në “Foltoren” e Sali Berishës në Gjirokastër kishte disa ish-zyrtarë të lartë të kohës kur ai ishte në pushtet.
Mes tyre gjendej dhe Spiro Ksera, ish-ministri i Punës i dënuar me vendim gjykate për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ksera ishte ulur në radhën e parë të mbështetësve të Berishës që kishim mbushur sallën.
Në sallë ndodhej gjithashtu ish-presidenti Bujar Nishani.