Bashkia Sarande përuron një park të ri publik, dikur nje vend jo urban
Bashkia e Sarandës përuroi të hënën një park të ri rekreativ në një zonë periferike në lagjen nr 4 të qytetit, ne afersi te stadiumit te Futbollit dhe ish Parkut te mallrave.
Kryebashkiaku Adrian Gurma lidhur me financimin e kesaj vepre publike u shpreh se “Ky investim me vlerë 90 mijë euro u bë i mundur falë kontributit të Raiffeisen Bank, në kuadër të një partneriteti disa vjeçar”.
Në ceremonin e përurimit të kësaj vepre publike ishtë i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Cristian Canavaris dhe nje grup pune qe e shqeronte..
Duke përmendur faktin e investimeve publike atraktive edhe ne periferi, Gurma vuri në dukje se me këtë investim një hapësirë jo urbane u shndërrua në një park rekreativ. “Në këtë mënyrë-vuri në dukje Adrian Gurma,-ne jepim shembullin e mirë edhe për zhvillimin e zonave periferike krahas zonës me intenstitet tursitik”
Nga ana e tij drejtori i përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Cristian Canavaris, shprehu kenaqesine e realizimit te nje vepre te tille me interes publik dhe e vleresoi seriozitetine punes se Bashkise. Ai përmendi faktin se krahas projekteve të tjera mbeshtetëse në jug të vendit, ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte të tjera në Sarandë që janë të dobishme dhe i shërbejnë komunitetit të banorëve”.
Ende pa u peuruar Parku prane Stadiumit te futbollit ishte shnderruar ne nje vend shlodhes per te moshuarit dhe dhjetra femije te lagjes nr.4 te qytetit.
Gjeberimi, stolat, kendet e lojerave,zonat e luleve dhe ndricimi jane vleresuar nga komuniteit i bajoreve dhe vecanerisht nga ata qe e frekuenojne kete “oaz”, dukur nje skaj i ndotur qe nuk kishte lidhje me pjeset e tjera te qytetit turistik.
Gjatë viteve të fundit, strategjia e investimeve infrastrukturore në bashkinë turisitke të Sarandës ka përfshirë në mënyrë të dukshme edhe zonaat periferike në Sarandë, Ksamil dhe disa fshatra të kësaj njësie administrative.