Trump jep lajmin e madh: Dy substancat që mund të kurojnë COVID-19 dhe të ndryshojnë historinë e mjekësisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi pasditen e të shtunës, se FDA, (Organizata e Ushqimit dhe Ilaçeve), ka arritur të zbulojë se janë dy substanca, që të përziera së bashku mund të kurojnë COVID-19. Në një postim në rrjetet sociale Trump shkruan, se ky kombinim mund të ndryshojë historinë e mjekësisë, dhe se FDA ka arritur të “lëvizë malet”.
“Hidoksiklorikina&azitromicina, të marra bashkë kanë një mundësi reale që të jenë një nga lëvizjet më të mëdha ndryshuese në mjekësi. FDA ka lëvizur malet, faleminderit! Shpresoj që të dyja, (H punon më mirë me A) të vihet menjëherë në përdorim! Njerëzit po vdesin, lëvizni shpejt dhe zoti bekoftë këdo!”-shkruan Trump në rrjetet sociale.
Ndërkohë, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 11,417 dhe të prekur aktualisht janë 276,472 të tjerë, kurse 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë.
Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,031 persona Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 275 persona.
Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 450viktima.
Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës.
Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.