Turqia i dhuron bashkisë Konispol një autobuz 18- vendesh
Një autobus me kapacitet 18 vende, prodhim i vitit 2020 ishte dhurata që Bashkia Afyon në Turqi si dhe fondacioni Alsar dhuroi sot për nxënësit e shkollës, të bashkisë Konispol.
Kjo dhuratë vjen pas një mjeti ambulacnë e pajisur me gjithë mjetet e nevojshme për sherbim në raste urgjence, kompjutera për shkollën e mesme por edhe mjeteve të pastrimit.
Kryebashkiaku Shuaip Beqiri priti me këtë rast në bashki Ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük me ekipin e tij si dhe presidentin e fondacionit, Alsar Mehdi Gurra.
Kryetari Beqiri u shprehu miqve turq falënderimin ndaj qeverisë Turke,Bashkisë Afyon si dhe fondacionit Alsar për mbështetjen deri tani në infrastrukturen shkollore, shëndetësore dhe të pastrimit publik.