Nderohen të rënët e Divizionit “Perugia”, në ish-bazën ushtarake të Limionit
Në ish-bazën ushtarake të Limionit Ambasadori i Italisë z.Fabrizio Bucci, Prefekti Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë z.Adrian Gurma dhe zyrtarë të përfaqësisë diplomatike të Italisë, autoritete lokale e ish ushtarakë, nderuan kujtimin e të rënëve të Divizionit “Perugia”, të martirizuar në tetorin e vitit 1943.
Në një status në rrjetet sociale kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma shkruan:
“Ishim, në ish-bazën ushtarake të Limionit me Ambasadorin e Italisë z.Fabrizio Bucci, Prefektin e Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj, zyrtarë të përfaqësisë diplomatike të Italisë, autoritete lokale e ish ushtarakë, ku nderuam kujtimin e të rënëve të Divizionit “Perugia”, të martirizuar në tetorin e vitit 1943.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”, shkruan Gurma.