Punimet në “Parkut e Shtëpisë së Pavarësisë”, Rama: Do jetë kartolina e bukur e Vitit të Ri për ata që e duan Vlorën

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga punimet që kryhen në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë.

Rama teksa poston videon në rrjetet sociale shkruan se kjo është kartolina e bukur e Vitit të Ri, ku pritet që të kenë mbaruar punimet.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këto pamje të kantierit të Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, i cili do të jetë kartolina e bukur e Vitit të Ri për të gjithë ata që e duan Vlorën, ju uroj një ditë të mbarë?” shkruan Rama në postimin e tij.