I vodhi dy dele, policia Sarandës procedon penalisht dy persona

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokuori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I. V. dhe I. B.

Procedimi u krye pasi shtetasi I. V. ka goditur me sende të forta shtetasin I. B., pasi ky i fundit dyshohet se i ka vjedhur dy bagëti të imëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.