Çfarë u diskutua dhe u debatua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës?
Është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Sarandës, e para pas sezonit veror 2021, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma.
Agjenda e kësaj mbledhjeje, përveç vendimmarrjes për trajtimin me ndihmë ekonomike të muajit gusht, kishte edhe miratimin e programit të Buxhetor Vendor të rishikuar afatmesëm 2022-2024. Duke shqyrtuar këtë program, u bënë sugjerime për përgatitjen më të mirë të destinacionit Saranda për perspektivën e saj turistike, me zgjidhje të mëdha, siç ianë: patja e një terminali autobusësh, papapërgatitja për projektin e aeroportit turistik, përgatitja për implementimin e projektit të ujësjellësit nga burimet e Tatzatit dhe zgjidhja për parkimet e në tërësi për lehtësimin e lëvizshmërisë në sezon.
Këshilltarët diskutuan me përgjegjshmëri e ndjeshmëri për problematikën e konstatuar në shërbimin e transportit të udhëtarëve në Bashkinë e Sarandës.
Përgatitja e institucioneve arsimore për vitin e ri shkollor, u vlerësua në vështrim të masave për infrastrukturën, edhe për mjediset e stafet e përkushtuar. Diskutimet u konkretizuan me kushtet më të mira që ofrohen për procesin më cilësor të mësidhënies, sikurse u shtruan edhe kërkesa për ndërhyrje në proces në shkolla të mëdha, ku jo në të gjitha elementët është realizuar ndryshimi.
Shqetësimeve dhe pyetjeve të këshilltarëve për problematika të veçanta, si për projektet në proces edhe për atë që do të programohen e buxhetohen për vitin 2022, iu përgjigj Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe drejtorë të
drejtorive përkatëse në Bashki.