Ambasadori italian në Butrint: Ja detajet nga vizita

Pas ambasadorit të Japonisë që ishte pak ditë më parë, sot një tjetër ambasador ka vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci së bashku me disa studentë italian vlerësun zbulimet e reja në Butrint dhe u disktua për projekte bashkëpunimi

“Vizitë emocionuese në gërmimet e Butrintit magjik, trashëgimi botërore e UNESCO prej vitit 1992.

Këtu, duke ndjekur Enrico Giorgi-n nga Universiteti i Bologna-s Alma Mater Studiorum – Università di Bologna, Belisa Muka-n nga #InstitutiiArkeologjiseTirane dhe Erlind Sulo-n, drejtor i #parkuarkeologjik, vlerësuam zbulimet e reja të jashtëzakonshme dhe folëm për projekte bashkëpunimi midis universiteteve, thelbësore për trajnimin e arkeologeve e arkeologëve të rinj: edhe duke studiuar të kaluarën tonë të përbashkët do të mund të përballemi më mirë me sfidat në të ardhmen”, shkruhet në faqen e ambasadës italiane. /Sarandanews.com/