FOTO/ Ermal Meta nuk largohet nga Shqipëria pa vizituar Sarandën

Këngëtari i mirënjohur shqiptar që jeton dhe ka një karrierë fantastike në Itali, Ermal Meta, këto ditë ka qenë për një vizitë në Shqipëri.

Ai ka mbajtur një koncert fantastik në stadiumin “Air Albania”.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Ermal Meta nuk është larguar pa vizituar Sarandën.

Ai ka qenë në qytetin bregdetar duke qëndruar tek “Hotel Demi”.

Është vetë hoteli që ka postuar foton e Ermal Metës i shoqëruar nga pronari Avenir Demi.

“Me krenarinë shqiptare Ermal Meta”, shkruhet në faqen e hotelit të njohur. /Sarandanews.com/