Tronditet Tiku: Me programin e ri, qeveria pritet të vendosë ‘patronazhistë’ në sistemin e drejtësisë
Juristi, avokati, opinionisti, kandidati në hije i PD për bashkinë e Sarandës Adriatik Lapaj, e cilësoi programin e ri qeverisës më shumë deklarativ sesa i fokusuar në çështje konkrete që priten të bëhen.
Sipas tij, ishte një program i marrë dhe i përpunuar mbi të njëjtin material të viteve të shkuara.
Ai theksoi se është shumë e nevojshme që të bëhen ndryshime në Kodin Penal, pasi në të është ndërhyrë shumë herë.
Lapaj tha se tek programi qeverisës nuk i pëlqeu krijimi i “Rrjetit të Koordinatorëve Kundër Korrupsionit”, të cilin e quajti një sistem ‘patronazhisti’ në drejtësi.
“Mbivendosja e institucioneve krijon gjithmonë rezultate të dyshimta, dështime të mëdha”, u shpreh ai.