Menaxhimi i ndotjeve detare, Prefekti Mamaj takim me drejtuesin e Portit të Sarandës

Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me me drejtuesen e Portit të Sarandës.

Fokusi i takimit ka qenë menachimi i ndotjes detare.

“Në kuadër të menaxhimit të Ndotjes Detare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë, Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takim me drejtuesen e Portit të Sarandës, me pjesëmarrje të përfaqësuesit të UNDP Doreid Petoshati dhe Nën/prefektët e Sarandës dhe Delvinës”, thuhet në njoftimin e Prefektit të Qarkut Vlorë.