Sarandë, vijon vaksinimi +18 vjeç
Në Sarandë procesi i vaksinimit vijon me ritme të larta.
Ministria e Shëndetësisë edhe gjatë muajit shtator ka lënë të hapur vaksinimin nga mosha +18 vjeç.
Një vendim që po shfrytëzohet nga të rinjtë sarandiot të cilët po marrin dozat e vaksinës.
Edhe gjatë ditës së sotme shumë të rinj +18 vjeç janë paraqitur për tu vaksinuar nga virusi Covid-19. /Sarandanews.com/