Panairi i librit në Sarandë me pjesëmarrje të ulët, shkak pandemia dhe mungesa e financave

Rikthimi i panairit të librit në Sarandë ishte një ngjarje e rëndësishme kulturore pas ndërprerjes nga pandemia e COVID-19.

 

Shtëpi Botuese edhe nga trevat shqipfolëse prezantuan botimet e tyre më të rëndësishme. Botuesi Memsur Bytyci erdhi nga Kosova për “këtë takim të rëndësishëm” siç e quan ai.

Ndërkohë përfaqësuesit e shtëpive botuese vendase kërkojnë që evente të tilla të kthehen ne traditë të kenë më shumë mbështetje nga pushteti qëndrove dhe ai lokal.

Një tjetër kërkese është nga turistët e huaj të ketë më shumë botime në anglisht dhe gjuhë të huaja.

Në panairin e librit kësaj here në Sarandë ishin 5 shtëpi botuese. Sipas organizatorëve pandemia dhe mungesa e mbështetjes financiare kufizuan në pjesëmarrjen e botuesve të tjerë.