Bujar Leskaj në Vergo të Delvinës: Pas 25 prillit Basha u rikthen Shqipërinë, shqiptarëve

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për PD-në Bujar Leskaj, ka qenë në një takim më banorët e fshatit Vergo të Delvinës.

Leskaj ka bashkëbiseduar me banorët e fshatit për problemet, të cilat ata kanë në bujqësi, blegtori, infrastrukture.

:Zhvillova një takim me banorë të fshatit Vergo në Delvinë, i shoqëruar nga studiuesi Ndriçim Kulla, i cili origjinën e tij e ka nga ky fshat, kandidati për deputet z. Julian Zoto. Bashkëbiseduam me banorët e fshatit për problemet, të cilat ata kanë në bujqësi, blegtori, infrastrukturë, etj.

Diskutuam për programin e Partisë Demokratike, i cili parashikon mbështetjen e banorëve edhe në sektorin e bujqësisë

Partia Demokratike ka program ambicioz, por real. Partia Demokratike u rikthen Shqipërinë shqiptarëve.

Pas 25 prillit qeveria Basha do të mundësojë:

– Subvencionime në bujqësi 100 milionë euro në vit dhe investime në bujqësi 50 milionë euro në vit. Ndihmë maksimale për nxitjen, shpërndarjen e tregtimin e produkteve bujqësore.

– 110.000 vende të reja pune në mandatin e parë.

– Kredi për familjet e reja dhe rritje e pagës minimale,

– Bursa për studentët e familjeve, të cilat nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Forca jonë në demokraci është vota! Ndaj votimi i gjithë shqiptarëve të përgjegjshëm e demokratë në 25 prill bëhet për Ndryshimin, për të ardhmen, për rivendosjen e demokracisë!

Vota për numrin 9, vota për Partinë Demokratike, garanton ekonomi, punësim, arsim më të mirë, shtet të së drejtës, anëtarësim atje ku Shqipëria e ka vendin- në BE!”, shkruan Bujar Leskaj. /Sarandanews.com/