E diela e parë e shtatorit e gjen Syrin e Kaltër plot me turistë
Edhe pse jemi në muajin shtator, numri i vizitorëve tek Syri i Kaltër mbetet i lartë.
Siç shihet në foton e siguruar nga Sarandanews.com, kjo e diel ka pasur një numër të madh turistësh që kanë shijuar këtë vend magjepës.
Vizitorët kanë qenë në shumicë nga Shqipëria, por nuk mungonin dhe ata të huaj që kryenin foto e shijonin bukuritë e mrekullueshme që të ofron Syri i Kaltër.
Gjatë këtij sezoni turisik kjo zonë turistike ka pasur një numër të madh vizitorësh në krahasim me sezonin e kaluar.
Ndërkohë, që ka nisur dhe puna për rehabilimin e rrugës që do ketë edhe një impakt më të madh në thithjen e turistëve. /Sarandanews.com/