KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i arrestuar për korrupsion
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i arrestuar pas akuzave të SPAK për korrupsion.
Hetimi për prokurorin është kryer vetëm për pasurinë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, pasi ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh.
Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj.
Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka e ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajtje të armëve te ftohta.