Dy amerikanë hapin strukturë agroturistike në Finiq
Kyle dhe Shawn janë dy amerikanë që po ndërtojnë në Sarandë një strukturë agroturistike të mundësuar nga bashkëpunimi me AZHBR nëpërmjet programit IPARD.
“Botë Farm dhe ëndrra e Kyle dhe Shawn, dy amerikanëve të dashuruar me Sarandën, po merr formë në Finiq”, u shpreh Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.
Sipas saj, ata i janë futur punës me ritëm, me synimin për ta hapur fermën, në fillim të sezonit tjetër.
Terreni është i vështirë por këmbëngulja e madhe. Bukuria e luginës së Mesopotamit, marramendëse i jep motiv për të punuar më shumë e më shpejt.
“I vizitova të shoh se si me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD po jetësohet kontrata që kemi nënshkruar me ta ku do të ngrihen gjashtë struktura akomoduese, restorant me kuzhinë të hapur, pishine si dhe infrastruktura që janë të nevojshme për funksionimin e një ferme të vizitueshme agroturistike”, tha Krifca, teksa vuri në dukej se, “koncepti i diversifikimit të fermës këtu është emancipues”.
Ajo i ftoi vizitorët të jetojnë fermën, kultivojnë produktet, ti gatuajnë ato, në fshat, 15 minuta larg Jonit.