Greqia me ‘dorë të hekurt’: Nga 1 shtatori punonjësit e spitaleve do të pezullohen nga puna nëse nuk vaksinohen kundër Covid-19
Qeveria greke ka vendosur që të pezullojë nga puna punonjësit e sektorit shëndetësor që nuk vaksinohen kundër Covid-19 duke filluar nga data 1 shtator.
Gjasat janë që e njëjta praktikë të ndiqet edhe me kategori të tjera gjatë ditëve apo javëve në vijim. Giannis Oikonomou tha sot për mediat se do të duhet që të vaksinohen edhe 1 milion grekë, në mënyrë që vendi të “futet në shina” të sigurta për përballimin e pandemisë.
Ai u shpreh se janë kryesisht të rinjtë që refuzojnë të vaksinohen, por raste të tilla shihen shpesh edhe në stafet e sektorit të shëndetësisë sipas tij.
Gjatë ditëve të fundit, Greqia ka shënuar nga 3-4 mijë raste të reja çdo ditë.