U zyrtarizua te Butrinti, Artan Bano merr 2 futbollistë, kontakte me lojtarë nga Kina dhe Brazili
Artan Bano është trajneri i ri i Butrintit. I larguar nga Shkumbini ende pa filluar sezoni, Bano gjeti menjëherë ekip të ri, po në Kategorinë e Parë.
Burime bëjnë me dije se Bano ka kërkuar një ekip solid, për të konkurruar dhe shpresuar për vendet e kreut.
Mësohet se në ekip pritet rikthimi i Selindjon Zholit nga Luftëtari AF dhe portierit Mario Bytyçi, që ka luajtur me sarandiotët në vitin 2014. Në provë te Butrinit janë disa futbollistë nga Kina, Brazili dhe Kosova, megjithëse nuk është zyrtarizuar asnjë lojtar deri sot.