Vendimi i bashkisë Sarandë, ndryshon oraret për automjetet e njësive të shërbimit
Bashkia e Sarandës ka ndryshuar ka ndryshuar oraret për automjetet me tonazh të rëndë.
Vendimi i marrë nga kryebashkiaku Adrian Gurma lidhet për mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në teritorrin e Bashkisë Sarandë.
NJOFTIMI
Për mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në teritorrin e Bashkisë Sarandë,me urdhër të Kryetarit të Bashkisë,,në rishikim të urdhërit nr.82 datë 21.06.2021 “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjediset publike dhe private për periudhën 01.07.2021-30.09.2021”, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
– Oraret e furnizimit të magazinave dhe dyqaneve me automjete do të jenë:
– Për automjetet me peshë të përgjithshme deri në 3.5 tonë,qarkullimi do të lejohet nga ora 12:00 – 16:00 dhe nga ora 24:00 -07:00,
-Për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 tonë,qarkullimi do të lejohet në orarin 24:00 – 07:00.
Ky urdhër hyn në fuqi prej datës 28.07.2021.