Ndotja e hapsirave publike, Bashkia Delvinë irritohet me qytetarët

Bashkia Delvinë ka ndarë disa foto ku qytetarët hedhin mbeturina jashtë koshave të plehrave duke ndotur hapsirat publike.

“Hapësirat publike janë shtëpia jonë e përbashkët.

Askush në shtëpinë e vet nuk pështyn në dysheme çamçakizat dhe farat e lulediellit dhe të hedhë bishtat e cigareve.

Askush në oborrin e shtëpisë nuk flak bidonat e ujit, mbeturinat e fastfood-eve, amballazhet e kurasanteve dhe patatinave etj,etj.

Ashtu si në çdo shtëpi edhe në hapësirat publike, ka kosha të vegjël në vend të tavllave, dhe ato nuk jane kazane plehrash, por kosha per amablazhet që konsumojmë në rrugë apo shesh.
Dhe për të mbajtur pastër këto hapësira punojnë disa gra, që nuk njohin pushim apo ditë feste, shi apo diell, që fillojnë punën herët në agim dhe kthehen përsëri pasdite për të mbledhur ato që hidhen gjatë ditës, dhe këto janë nënat e motrat tona dhe duhet t”i respektojmë si amvisat e shtëpisë.

#TëMbajmëPastërQytetinTonë
#PastërtiaEshtëKultuaraJonëQytetare”, thuhet në reagimin e bashkisë Delvinë. /Sarandanews.com/