Pas shfaqes propagandistike në Sarandë, Flamur Mamaj takon barinjtë në Delvinë e Finiq

Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj, u kthye dje në një personazh qesharak, ku u shfaq me syze dielli gjatë aksionit të shuarjes së flakëve në Shelegar të Sarandë.

Ai bëntë sikur po shuante flakët dhe fotot i shpërndau në rrjetin e tij social facebook.

Pas asaj shfaqje sot Mamaj takoi barinjtë e bashkive Delvinë dhe Finiq për rritjen e bashkëpunimit dhe vigjilencës në parandalimin e zjarreve në pyje kullota por edhe në qëndra të banuara.

I shoqëruar nga dy Nënprefektët Sarandë e Delvinë si dhe nga Drejtori i zyrës së Pyjeve dhe Kullotave të bashkisë Finiq Ziso Karkashina takimet filluan në fshatin Rumanxa të NJ ADM  Dhivër me vëllezërit Tozaj të cilët mbarështronin 1500 krerë të imta e të dhirta për 20 vjet dhe nuk kishin asnjë precedent zjarri apo lënde narkotike në kullotat e tyre duke qënë korrekt me detyrimet ndaj bashkisë.

Takime të ngjashme u organizuan në çdo stan me barinj të tjerë të cilët morën angazhimin për ruajtjen e kullotave të tyre por edhe për kontributin në rast zjarri në kullotat fqinje.