Shfaqja propagandistike e prefektit Flamur Mamaj, bën sikur shuan zjarrin në Sarandë
Qe politikanet dhe zyrtaret tane bejne shpesh propagande per t’u dukur sikur punojne shume apo per te mbuluar paaftesine profesionale ky nuk eshte me nje lajm. Natyrisht qe ndodh edhe jashte vendit. Ne kurthin e propagandes dhe deshires se shfrenuar per protagonizem ka rene sot edhe prefekti i qarkut Vlore, Flamur Mamaj.
Ne rrjet qarkullojne disa foto teksa ai shihet me forcat zjarrfikese ne Finiq e Sarande per shuarjen e flakeve. Pamjet flasin vete, prefekti me syze ben sikur shuan flaket. Nje inskenim banal sa per te shkrepur disa foto, te cilat me pas shperndane edhe ne faqen e Prefektures Vlore.
S’e veme ne dyshim fare devotshmerine e prefektit Mamaj per t’u gjendur ne kete situate emergjente, pasi e ka edhe detyre funksionale, por kur shkrepja e fotove kthehet si qellim ne vetvete natyrisht qe kjo eshte e tepert dhe deri ne kufijte e banales. Shqiperia nuk ka nevoje per zyrtare me syze qe futen mes flakeve sa per te dale ne foto, por per forca zjarrfikese te trajnuara dhe me pajisjet e duhura ne raste emergjencash.
Nese sheh zjarrfikesit qe prefekti ben sikur po iu mban tubin me uje, s’kane as veshje kunder zjarrit, as doreza neper duar apo pajisje te tjera te domosdoshme. Sigurisht qe s’po bejme me faj per kete prefektin, por te pakten do bente mire t’i kursente shfaqje te tilla propagande mes flakeve te zjarrit ku praktikisht ai nuk eshte duke bere asgje. Thjesht eshte pozicionuar per te dale ne foto.