Policia ndalon në Borsh emigrantin nga Zvicra me Lamborghini, lëvizte me shpejtësi marramendëse
Shoferi i Lamborghinit i cili para pak ditësh u ndalua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës.
Express ka kapur momentin kur mërgimtari nga Zvicra ndalet nga Policia e Shqipërisë.
Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.
Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.