“Dallgë deri në 5 ballë”, Kapiteneria e Sarandës paralajmëron anijet dhe varkat turistike
Nga mbrëmja e sotme (e mërkurë) deri të premten anijet dhe jahtet turistikë duhet të kenë kujdes me daljet në det, pasi do të ketë “rebelim” të detit me dallgë 4-5 ballë.
“Anijet dhe varkat turistike të bëjnë kujdes me daljet në det dhe udhëtimet drejt plazheve jashtë Gjirit të Sarandës në ditët e fundit nga e mërkura në mbrëmje deri të premten”, deklaron Kapiteneria në Sarandë.
Ky paralajmërim i Kapitenerisë Sarandë për anijet dhe varkat turistike vjen pas të dhënave të bëra publike nga Shërbimi Meteorologjik dy ditë më parë.
“Prej ditës së mërkurë përgjatë bregdetit era do të fitojë forcë hera herës e vrullshme duke u pasuar nga shtim i dallgëzimit 4 deri 5 ballë në brigjet e Jonit”, njoftoi SHMU në Facebook të hënën.