Betonizohet Dhërmiu, vila e resorte pak metra larg detit…
Kjo strukturë monstruoze po ngrihet 30 metra nga bregu i detit, në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, në Drimadhes.
Tani kur të futesh në detin e kaltër të Jonit nuk do shohësh me malet e larta aq pranë deti që të japin një ndjesi të veçantë, por do shohësh brekët e peshqiret e varur në ballkonet e “investimeve” të tilla.
Nuk është vetëm kjo strukturë monstruoze . I gjithë bregdeti i Jugut po “Golemizohet” pallate shtëpi, hotele vila të gjitha ngjitura me bregun dhe njëra tjetrën pa pikë lidhje harmonie me peizazhin.
30 vjet pas komunizmit akoma nuk dimë të ndërtojmë e bëjmë turizëm.
Kapni çfarë të kapni çdo cm tokën e tjetrit apo publike (vija e plazhit është publike) dhe bëje beton e shite.