Politikanët e Sarandës urojnë festën e Kurban Bajramit
Politikanët në Sarandë kanë uruar ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, një festë e shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë.
Në postimin e tij kryebashkiaku Adrian Gurma shkruan: “Gëzuar Kurban Bajramin!”, uron ai.
“Gezuar Kurban Bajramin gjithe besimtareve myslimane!
Shendet, mbaresi e begati uroj per te gjithe!”, është urimi i anëtarit të kryesisë së PD Jolio Dine.
“Gëzuar Kurban Bajramin!
Ju uroj shëndet dhe begati në familjet tuaja”, shkruan deputetja e zgjedhur në Sarandë Anila Denaj.
Urime për këtë festë kanë përcjellë për qytetarët dhe kryebashkiakët e Konispolit e Delvinës.
“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan kryetari i bashkisë Konispol Shuaip Beqiri.
“Për të gjithë besimtarët myslimanë uroj përzemërsisht. Gëzuar Kurban Bajramin!
Zoti faltë veç mirësi, shëndet e lumturi për Ju dhe familjet Tuaja!”, përfundon urimin kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/