Kurban Bajrami, Adrian Gurma takim me myftiun Bledar Mullai

Kryebashkiaku Sarandës, Adrian Gurma, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me myftiun Bledar Mullain, me rastin e Kurban Bajramit.

“Falenderoj për mikpritjen Myftiu Bledar Mullai në diten e Kurban Bajramit.

Tradita e festimit të kësaj dite në familje, por edhe në komunitet, na afron edhe më shumë shpirtërisht me njeri-tjetrin, pavarësisht diversitetit në besim, ditë që shërben për të shprehur devotshmëri ndaj besimit dhe vullnet për t’u bërë njerëz e qytetarë më të mirë.

Gëzuar të gjithë besimtarëve”, nënvizon kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/