Ardhja e jahteve, qytetarët për Sarandanews.com: Vijnë se është naftë e lirë

Që prej hapjes së portit, në Sarandë gjatë nisjes së sezonit turistik ka pasur një fluks jahtesh.

Jahtet luksoze të ardhur nga ishuj e shtete të ndryshme kanë frekuentuar Sarandës, por ka dhe dyshime se shumica e tyre vijnë në qytetin bregdetar për tu furnizuar me naftë.

Shumica e qytetarëve sarandiot në komentet e tyre në Sarandanews.com shkruajnë se arsyeja krysore e ardhjes së jahteve nga vende të ndryshme në Sarandë nuk lidhet me qëndrimin e tyre me pushime, por vijnë për tu furnizuar naftë.

Kjo pasi në vendin tonë nafta për jahte është me një çmim tepër të ulët në krahasim me vendet e tjera.

Madje shumica e qytetarëve denoncojnë se përveçse furnizimit me naftë ata derdhin dhe vajrat në det duke shkaktuar një katastrofë në ujërat e detit jon.

Rasti më i fundit ishte ai i djeshme në plazhin e Borshit.

“Mos shikoni jahtin shikoni cisternat qe bllokojne ruget ne kohe sezoni nuk qarkullon dot ne Sarande”

“Vijnë se e mbushin me 50 Lek litrin”

“Mireardshin kompanite “Kastrati” “Elda”, me shoke ju falenderojne jashte mase”, jane disa nga opinionet e qytetarëve për Sarandanews.com.

/Sarandanews.com/