Nuk u kthye më në burg, policia Sarandës arreston 32- vjeçarin

Është arrestuar nga policia e Sarandës një 32- vjeçar pasi ky shtetas nuk ka respektuar kohën e lejes së dhënë nga IEVP Fier duke mos u rikthyer për periudhën e mbetur të dënimit.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë u bë kapja për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit të shpallur në kërkim R. D, 32 vjeç, banues në Gjirokastër,
pasi ky shtetas nuk ka respektuar kohën e lejes së dhënë nga IEVP Fier duke mos u rikthyer për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi narkotikëve mbetur në tentativë”.

32-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. /Sarandanews.com/