Sarandë, policia publikon foton e 2 anijeve turistike të gjobitura me shumën e majme
Policia e Sarandës ka gjobitur me një shumë të majme 2 anije turistike në Sarandë me nga 10 milion lek.
Para pak minutash policia ka publikuar dhe foton e 2 anijeve turistike, të njohura në Sarandë që shërbejnë për ture turistike të turistëve.
Shkak i gjobës së majme nga ana e policisë është bërë muzika e larta në këto dy anije jashtë orarit të lejuar.
B. K dhe I. H janë 2 administratorët e anijeve turistike të gjobitur nga policia. /Sarandanews.com/