Dhunuan avokatin nga Saranda, dorëzohet një nga autorët
Ditën e sotme është dorëzuar një prej të dyshuarve të dhunimit të avokatit 39 vjecarit, Mario Mejdini, ngjarje kjo e ndodhur në 5 korrik në afërsi të Portit.
Konkretisht është ndaluar shtetasi Aleks Rexha.
Ky person është vetëdorëzuar sot pasi ishte i shpallur në kërkim policor së bashku edhe me shtetasit E.F dhe S.N, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Në mesditën e datës 5 korrik në lagjen nr.4 këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës,në prani edhe të pushuesve, i bënë pritë një automjeti tip Mercedes-Benz, i thyen xhamat ndërkohë qe drejtuesi i mjetit doli me vrap, ndërsa është ndjekur prej tyre dhe duke e goditur keqas me shkopa bejsbolli.
I plagosuri, 39-vjecari Mario Mejdini u transportua në spitalin e qytetit me plagë të rënda dhe fraktura në krahun e djathtë dhe në këmbën e majtë.