Udhëtoi nga Tirana drejt Himarës për të mbjellë kanabis, në pranga 61-vjeçari
Një 61-vjeçar nga Tirana u arrestua nga policia pasi u kap në flagrancë duke mbjellë bimë narkotike në Himarë.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale F.B. u kap në flagrancë në një zonë të pyllëzuar të Dhërmiut duke mbjellë fidanë kanabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativ
ës për kultivim të kanabisit.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.