Delvina, nga një qytet i jashtëzakonshëm në një qytezë të harruar

Nga Auron Tare

Delvina sot eshte nje qyteze e harruar ne nje cep te Jugut Shqiptar.

Dikur nje qytet jashtezakonisht interesant, piktoresk, me nje pejsazh magjepes me vreshta te famshme per veren e tyre te cilat permenden edhe nga udhetari otoman Celebi.

Shtepia e famshme e Pashallareve te Delvines me ndikim nga Vlora ne Malet e Laberise e deri ne Janine. Vendi nga ku e filloi karrieren e tij politike Ali Pasha i famshem.

Qyteze tregetare me nje komunitet te vogel por te pasur hebraik, me nje port si saranda nga ku furnizonte jo vetem Korfuzin po edhe vende te tjera me ushqime dhe lende te pare. Sipas studiuesve te Universitetit te Venecias nje oaz i harmonise fetare duke nderthurur bektashizmin me ortodoksine tradicionale.

Ne mesin e viteve 1800 nje vend shume i preferuar per aristiokracine europiane e cila udhetonte nga Korfuzi ne brendesi te Shqiperise orientale ne Delvinen e pasur dhe plot kulture. Historia i kishte rezervuar nje suprize por fatkeqesisht apo fatmiresisht(?) kjo suprise nuk ndodhi.

Sir John Young (me vone Lord Lisigar) Guvernator i Ishujve Ioniane i cili ne nje Memo per Qeverine Britanike propozin dorezimin e ishujve Ioniane, Mbreterise Greke dhe mbajtjen nen sundimin Britanik te Ishullit te Korfuzit dhe bregdetit Shqiptar nga Saranda ne Parga me Delvinen si nje kryeqender. ( Lord & Lady Lisigar e kishin vizituar disa here Delvinen dhe Butrintit)

fatkeqesisht kjo Memo doli ne shtyp duke krijuar nje skandal diplomatik dhe per kete arsye Sir John Young (Lord Lisgar) u terhoq nga posti i Guvernatorit.

Po sikur ky plan te ishte pranuar nga Qeveria Britanike? Imagjinoni dot nje Delvine Britanike se cfare shkelqimi do te kishte?

Lord & Lady Lisgar ( John Young and Adelaide Dalton) ish Guvernator i Pergjithshem i Ishujve Ioniane, Guvernator i Kanadase dhe Guvernator i New South Wales Australi, Sekretar i Shtetit per Irlanden nen Kryeministrin George Hamilton.

Me poshte dy gravura te Edward Lear i cili e pershkruan Delvinen me nota plot ngjyra dhe nje foto te Sir John Young.

Dhe te mendosh se Delvina sot po lufton per mbijetese…?!!!