Jeta e natës mbyllet në 22:00, turistët e huaj: Na pëlqen Saranda, masat anti-Covid nuk na shqetësojnë
Në Sarandë sezoni turistik ka nisur tanimë, ndërsa qindra turistë ditën shijojnë detin dhe në mbrëmje deri në mesnatë aktivitetet e shumta nëpër klabet dhe restorantet atje. Por pas orës 22:00 të vetmet zëra që dëgjohen janë të pushuesve, pasi muzika pas kërcënimit të Kryeministrit fiket.
Jeta e natës ka rinisur në Sarandë, pas një viti ku gjithçka ishte e bllokuar.
Teksa clubet janë hapur, ora e lejuar për muzikën është deri në 22:00.
Pas kësaj ore muzika ndalet dhe pushuesit fillojnë të largohen.
Pamjet në video janë regjistruar në orën 22:00 në Jalë, ku forcat e rendit kanë kërkuar zbatimin e orës policore.
Për menaxherët e lokaleve të natës, kjo vështirëson funksionimin e tyre, ndaj kërkojnë shtyrjen e orës policore.
“Të gjithë që rezervojnë dhe janë të pranishëm në ambjentet e lokalit ku unë punoj këtu në Sarandë, sa shkon ora 22:00 që muzika ndalon janë të trishtuar”.