Sarandë, 50- vjeçarja e mohon që ka marrë peng 12- vjeçarin
Policia e Sarandës ka arrestuar 50-vjeçaren Bukuroshe Muarremi, pasi akuzohet se do të trafikonte 12-vjeçarin me iniciale R.T.
Gazetari i Euronews Albania, Viktor Avdiaj raporton se 12-vjeçari do të shfrytëzohej për të kërkuar lëmoshë në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar gjatë muajve të verës.
Por, 50-vjeçarja nuk ka pranuar akuzën, por ka deklaruar para oficerëve të policisë se kishte për qëllim të ndihmonte të miturin.
12-vjeçari u denoncua i zhdukur dy ditë më parë nga familja e tij në Bathore të Tiranës dhe u gjet një ditë më parë në qytetin bregdetar nën shoqërinë e 50-vjeçares.