39-vjeçarit i zihet prit në Sarandë, 3 makina i presin rrugën e nxjerrin nga makina dhe e rrahin me shkop bejzbolli, transportohet në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku 39-vjeçarii Mario Mejdi i është zënë pritë në rrugën e ‘Portit’ dhe është rrahur me shkop bejzbolli nga disa persona.
39-vjeçarit i është zënë rruga nga tre makina teksa lëvizte me automjetin tip ‘Benz’, është nxjerrë nga makina dhe është rrahur brutalisht nga disa persona ende të paidentifikuar.
Mejdi është transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bëhet me dije se 39-vjeçari është jurist në Tiranë, ndërkohë që akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.