VIDEO/ Pas denoncimit të Jolio Dine vihet në funksion ujëmbledhësi i Janjarit

Pas denoncimit të kandidatit për deputet dhe anëtarit të kryesisë Jolio Dine, ujëmbledhësi i Janjarit është vënë në funksion.

Dine denoncoi se ujëmbledhësi i Janjarit prej shumë kohësh ishte jashtë funksioni duke rrezikuar prodhimin e mijëra fermerëve.

Pas këtij denoncimi ka ardhur më në fund dhe reagimi i bashkisë Konispol ku siç shihet dhe në video ujëmbledhësi i Janjarit po funksionon.

Jolio Dine kërkoi një hetim nga ana e SPAK për të hetuar sipas tij se ku kanë përfunduar 10 milion euro për investimin e kësaj vepre. /Sarandanews.com/