Nga Zvërneci deri në Ksamil, aksion për lirimin e hapësirave bregdetare
Task-Forca e përbërë nga 2 grupe të FNSH-së dhe 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar aksionin përgjatë vijës bregdetare në Vlorë , për të lirimin e hapësirave të cilat janë pa lejen përkatëse.
Kontrolli ka filluar nga Zvërneci deri në Ksamil, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.
Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 37 subjekte janë evidentuar 5 parcela pa leje ku janë hequr rreth 95 shezllonë dhe rreth 20 çadra.
Gjithashtu uniformat blu kanë zhvilluar aksion edhe në Sarandë për verifikimin e dokumentacioneve për stacionet e plazhit.
Operacioni ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit. Faza e parë e kontrollin konsiston në verifikimin e lejes nga e-Albania dhe lidhjes së kontratës me bashkinë, ndërsa faza e dytë pritet të nisë me heqjen e shezlloneve në ato stacione plazhi ku dokumentacioni mungon.