Mbledhja e PS në Vlorë, Rama: I shqetësuar me punën e disa bashkive të lidhura me turizmin
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së Asamblesë në Vlorë. Kreu u i qeverisë tha para gazetarëve se ky ishte një takim i imponuar pas përfundimit një “beteje të fituar” në Vlorë.
Rama theksoi gjithashtu se edhe pse këtë mandat qeverisës zgjodhi të mbajë mandatin e deputetit në Durrës, lidhja e tij me Vlorën mbetet.
Kryeministri theksoi rëndësinë e vijimit të punës intensive për disa projekte që ai i cilësoi madhore. Po ashtu, Rama shprehu shqetësimin e ti për “administrimin e vogël”, që sipas tij ka probleme jo vetëm me Vlorën por edhe në tërësi me bashki të tjera që kanë detyrime ekstra për shkak të turizmit.
“Një takim i detyruar si rezultat i mbarimit të një beteje të rëndësishme që e ne e fituam këtu në qarkun e Vlorës duke e arritur objektivin. Por, edhe si nevojë për t’u thënë të gjithëve që unë vërtet kam zgjedhur formalisht që të jem deputet i Durrësit, edhe për ti kushtuar Durrësit një vëmendje të veçantë me praninë si deputet, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë siç kam qenë, pa asnjë lloj ndryshimi, madje për të bërë edhe më shumë.
Sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit dhe nuk më ndan ndarja e mandatit. Së dyti, e rëndësishme që ne të vazhdojmë intensvisht punën në gjithë qarkun, e gjithë Shqipërinë. Këtu kemi sfida që lidhen me projekte të mëdha. Por që lidhen edhe me administrimin e vogël, sa i përket këtij unë jam realisht i shqetësuar jo vetëm për Vlorën por në tërësi për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhur me industrinë e turizmit,” u shpreh Rama.