VIDEO/ BE-ja publikon pamjet nga atmosfera e vizitës në Sarandë

Faqja e “European Union in Albania”, ka publikuar një përmbledhje të vizitës që Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luixhi Soreka së bashku me ambasadorë të tjerë bën në Sarandë, në kuadër të udhëtimit “Javët e Europës”.

Ata u takuan me qytetarë, bizneset dhe autoritetet lokale dhe përjetuan sesi projektet e financuara nga BE- ja po ndihmojnë vizitorët të zbulojnë se çfarë ofron Saranda.

“Ndalesa në #Sarandë gjatë udhëtimit tonë të #JavëvetëEvropës ishte e mahnitshme.

Ambasadorët e #TeamEurope u takuan me qytetarët e saj, bizneset dhe autoritetet lokale dhe përjetuan sesi projektet e financuara nga BE- ja po ndihmojnë vizitorët të zbulojnë se çfarë ofron Saranda.

Shikoni atmosferën e mrekullueshme të eventeve tona të #JavëvetëEvropës2021 në Sarandë”, thuhet në njoftimin e faqes që ka publikuar dhe videon e më poshtme. /Sarandanews.com/