Lajmi i mirë: Hapet porti Sarandës për udhëtimet drejt Korfuzit
Përfundimisht pas më shumë se 15 muajsh mbyllje për shkak të pandemisë, Porti i Sarandës do të hapet për udhëtimin e pasagjerëve me anije.
Lajmi konfirmohet nga Finikas Lines, të cilët janë njoftuar nga autoritetet portuale të Korfuzit.
Udhëtimet nga Saranda drejt Korfuzit dhe nga Korfuzi drejt Sarandës do të fillojnë në datën 1 korrik.