Rama për punimet e bypass-it të Vlorës: Synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut

Bypass-i i Vlorës, një prej segmenteve më të rëndësishme rrugore për lehtësimin e trafikut, kryesisht në pjesën e Radhimës, do të jetë i kalueshëm në mesin e korrikut.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përmendur këtu edhe vështirësitë e hapjes së këtij segmenti.

“Një moment nga puna sfiduese në bypass-in e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Në pamjet e publikuara, duket puna në investimin e një ure lidhëse të segmentit.

Një tjetër arterie e rëndësishme automobolistike, është edhe bypass-i i Fierit. Së bashku me këtë të Vlorës, janë dy nyjet kryesore të linjës rrugore jugore.

Ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka lajmëruar datën e hapjes. Segmenti i bypass-it të Vlorës, do të jetë i kalueshëm në 15 korrik, sipas saj.

Gjithsesi, kjo datë përcakton vetëm hapjen e pjesshme të gjithë segmentit rrugor.